Liverpooli kërkon të nisë me fitore vitin 2023, udhëton te Brentfordi

Liverpooli vazhdon me ndeshjen e radhës sot.
Ata do udhëtojnë drejt skuadrës së Brentford, shkruan lajmi.net.

‘Reds’ e nisën mirë pjesën e dytë të sezonit, pas mposhtën 3:1 Aston Villan.

Më pas 2:1 triumfuan ndaj Leicester City.

Brentford në anën tjetër barazuan 2:2 me Tottenham Hotspur dhe mposhtën 2:0 West Ham United.

Të dy skuadrat hynë në këtë takim me rezultate të mira në ndeshjet paraprake.

Ndeshja fillon nga ora 18:30.