Liverpooli vuan, por fiton në udhëtim te Burnley

Liverpooli ka fituar më shumë mund në udhëtim te Burnley në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier me rezultat 1-0.

The Reds e filluan furishëm takimin, duke e kërkuar golin e parë, por ai erdhi fare në fund të 45 minutave të parë.

Ishte Fabinho, ai që kaloi Liverpoolin në epërsi në minutën e 40-të, duke rezultuar kështu të ishte edhe goli i vetëm i takimit.

Në 45 minutat e dytë, Liverpooli përpak sa nuk pësoi gol, me Burnleyn që shpërdoroi disa raste.

Falë Alisson Becker dhe moskonkretizimit të rasteve nga ana e lojtarëve kundërshtar, mysafirët shpëtuan pa pranuar gol.

Natyrisht se kjo ishte një fitore e vuajtshme për lojtarët e Jurgen Klopp, por që morën tre pikë të mëdha.

Pas javës së 25-të, Liverpooli gjendet në vendin e dytë me 54 pikë, ndërsa në xhiron e 26-të do të kenë punë me Norwichin.