Bardhi mungon ndaj Kroacisë e Çekisë

Kapiteni Enis Bardhi do t’i mungoj Maqedonisë së Veriut në dy ndeshjet miqësore të muajit qershor për shkak të lëndimit.

Lajmi për mungesën e Bardhit është konfirmuar edhe nga kampi i Maqedonisë së Veriut, ndonëse mesfushori ishte ftuar për këtë grumbullim.

Përkundër tentimeve nuk është arritur që Bardhi të rikuperohet me kohë për shkak të lëndimit të ligamenteve që e pësoi me fanellën e skuadrës së Trabzonsporit.

28-vjeçari u lëndua në ndeshjen e fundit të kampionatit turk kundër Ankaragucut, të cilën Trabzonspori e fitoi me rezultatin 4:2.

Maqedonia e Veriut më 3 qershor përballet me Kroacinë në Rijekë, përpara se të luaj kundër Çekisë më 10 qershor, po ashtu në udhëtim.

Bardhi ka 63 paraqitje me Maqedoninë e Veriut dhe 16 gola të shënuar.