Shaqiri i gatshëm për “Euro 2024”

Xherdan Shaqiri pritet të jetë gati për Kampionatin Evropian që do të mbahet këtë verë në Gjermani.

Pas shqetësimeve për një lëndim të vjetër, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se Shaqiri do të jetë i gatshëm ti bashkohet Zvicrës në kampion përgatitor.

Zvicra, të hënën e ka nisur grumbullimin kurse Shaqiri prej të mërkurës do të stërvitet individualisht përpara se të jetë në dispozicion të plotë të trajnerit Murat Yakin.

Në Evropian, Zvicra bën pjesë në Grupin A së bashku me Gjermaninë, Skocinë dhe Hungarinë. Duelin e parë në grup, Zvicra e ka 15 qershor kundër Hungarisë për të vazhduar me Skocinë katër ditë më vonë dhe me Gjermaninë më datën 23 qershor.

Shaqiri debutoi te Zvicra në vitin 2010 dhe deri më tani ka shënuar 30 gola në 121 paraqitje.