Llapi e nis sezonin e ri me fitore

Llapi e ka nisur me fitore edicionin 2022/23 të BKT Supelrigës së Kosovës, pasi në udhëtim ka mposhtur Drenicën me rezultat 1-0.

Llapjanët e filluar mjaft mirë ndeshjen, duke luajtur një lojë me presion të lartë ndaj skuadrës vendase.

Nga ky presion, skuadra nga Podujeva ia doli të kalonte në epërsi në minutën e 35-të me golin e shënuar nga Alef Firmino.

Me këtë gol të vetëm edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën pati raste, por munguan golat.

Në minutën e 50-të, Rivera i Llapit pati një shans të mirë shënimi, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë.

Drenica më pas bëri disa zëvendësime, duke shpresuar që të merrte një pikë së paku, por që ishin pa ndonjë efekt.

Osman Mëziu lëshoi një goditje nga afër zonës në minutën e 75-të, por portieri mysafir ishte i vëmendshëm.

Deri në fund, Llapi ia doli të mbahej dhe kështu mori tre pikët e para qysh në start të sezonit të ri.