Llapi mposhtet nga Shkupi në debutimin e tyre në garat evropiane

Llapi ka pësuar humbje nga Shkupi si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të parë kualifikuese për në Conference League.

Skuadra e Tahir Batatinës fillimisht në 45-minutat e para të takimit, u mbajt mirë, por pak nga fundi përsoi gol.

Ishte Kire Markoskiai që ia dha epërsinë “Shvercerëve” në minutën e 36-të.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Llapi provoi të bëjë më shumë, por nuk ia arriti qëllimit që të shënojë.

Krejt në fund Shkupi gjeti edhe golin e dytë me mbrojtësin Abdul Rëatubyaye në kohën shtesë për 2-0.