📘 Libër i ri nga Logos-A
📝 “Fjala e Mirë”
✍️ Benjamin Idriz
📐 Formati: B5
📄 248 faqe
Shtëpia botuese Logos-A sjell për lexuesit librin “Fjala e Mirë”, një vepër ku autori Benjamin Idriz ka përmbledhur thënie të përzgjedhura profetike me vlerë universale.
Ky botim përfaqëson një qasje të re dhe bashkëkohore, duke e shtrirë mesazhin e të Dërguarit përtej kornizave të ngushta fetare dhe duke ia bërë atë të kuptueshëm e të afërt një publiku më të gjerë. Një libër që flet për urtësinë, etikën dhe vlerat njerëzore që i tejkalojnë kohët dhe kufijtë.
✨ Frymëzimi vazhdon…








