Ballina Artikuj Promovohet libri “Nëpër Flakët e Kosovës” i autorit Mr. Driton Morina

Promovohet libri “Nëpër Flakët e Kosovës” i autorit Mr. Driton Morina

Mr. Driton Morina

Në ambientet e Organizatës AKEA, më 24 gusht 2026, u mbajt me sukses promovimi i librit me titull “Nëpër Flakët e Kosovës”, i autorit Mr. Driton Morina.
Aktiviteti nisi me fjalën e rastit nga Kryetari i AKEA-s, z. Korab Hajraj, i cili theksoi se promovimet e librave janë të nevojshme dhe me rëndësi të veçantë, veçanërisht në kohën tonë kur teknologjia dhe rrjetet sociale po e largojnë vëmendjen nga leximi i librit.
Gjithashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndiqnin edhe një video-intervistë me autorin mbi prapaskenat dhe konceptin e librit.
Në panelin shkencor e diskutues morën pjesë:
▪️ Prof. Ubejd Gashi
▪️ Dr. Fitim Veliu
▪️ PhD Adnan Shala
Panelistët ofruan vlerësime të thella analitike mbi përmbajtjen, strukturën dhe kontributin e këtij libri, duke nxitur një diskutim mjaft të frytshëm e me interes edhe nga publiku i pranishëm.
Në fjalën e tij përmbyllëse, autori Mr. Driton Morina shprehu falënderimet e tij për Organizatën AKEA për mikpritjen dhe organizimin, panelistët për trajtimin profesional të veprës, si dhe të gjithë pjesëmarrësit që nderuan këtë ngjarje me praninë e tyre.
Ngjarja u përmbyll me një koktej rasti ku diskutimet u pasuan në mënyrë më joformale mes të pranishmëve.

#AKEA