Low largon tre lojtarë nga Kombëtarja e Gjermanisë

ats Hummels, Jerome Boateng dhe Thomas Muller nuk do të jenë më pjesë e ekipit kombëtar të Gjermanisë.

Trajneri Joachim Low, ka konfirmuar se Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Thomas Muller nuk do të jenë më pjesë e Kombëtares së Gjermanisë.

Të tre këta, janë pjesë e Bayern Munich, dhe në vitin 2014 kishin ndihmuar Gjermaninë që të triumfojë në Kupën e Botës.

“2019 është viti i fillimit të ri për ekipin kombëtar të Gjermanisë në futboll”, ka deklaruar Low për Bild, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne duam të vazhdojmë me atë që nisëm në fund të vitit të kaluar. Jerome Boateng, Mats Hummels dhe Thomas Muller nuk do të jenë më në kombëtare. Ishte e rëndësishme personalisht për mua që t’ju shpjegoj lojtarëve dhe drejtuesve të Bayern Munich planet e mia sot”.

Low tutje ka falënderuar lojtarët për shërbimin te Kombëtarja e Gjermanisë për një kohë të gjatë