“Lufta në Ukrainë tregoi edhe një herë nevojën për reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB”

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu deklaroi se nevoja për një reformë serioze të sistemit ndërkombëtar, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, u dëshmua edhe një herë në luftën Rusi-Ukrainë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu deklaroi se nevoja për një reformë serioze të sistemit ndërkombëtar, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, u dëshmua edhe një herë në luftën Rusi-Ukrainë.

Mevlut Çavusoglu foli në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm japonez Hayashşi Yoshimasa në Antalia. Çavusoglu tha: “Pikëpamjet tona janë të afërta me Japoninë në platformat shumëpalëshe, ne veprojmë së bashku dhe duam të përmirësojmë bashkëpunimin tonë edhe në platformat shumëpalëshe”.

Ai theksoi se ata mbështesin kandidaturën e Japonisë për KS të OKB-së 2023-2024.

“Si lufta Rusi-Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në rajonet tona kanë treguar edhe një herë se sistemi ndërkombëtar, veçanërisht KS i OKB-së, duhet t’i nënshtrohet një reforme serioze”, tha Çavusoglu duke shtuar se janë pajtuar me Hayashin që të veprojnë së bashku për këto çështje.

“Ne gjithashtu shkëmbyem mendime për rajonin e Azi Paqësorit dhe çështjet rajonale në rajonin tonë, veçanërisht krizën ruse”, Mevlut Çavusoglu dhe shtoi: “I dhashë informacion zotit Hayashi për zhvillimet në Ukrainë në veçanti. Ne ndamë mendimet tona për situatën e fundit. Gjithashtu dhashë informacion për përpjekjet tona ndërmjetësuese si Turqi dhe pikën përfundimtare që kemi arritur.”

Duke theksuar se dëshirojnë të zhvillojnë më tej bashkëpunimin ekzistues me Japoninë për reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe luftimin e fatkeqësive, Çavusoglu vuri në dukje se ata diskutuan se çfarë mund të bëjnë së bashku me Hayashin në fushën e hapësirës dhe energjisë së rinovueshme, si dhe diskutuan për krijimin e një konsultimi dhe mekanizmi në fushën e detit.

Edhe Hayashi tha: “Turqia, e cila është një partner strategjik i Japonisë dhe një fuqi rajonale, luan një rol aktiv ndërmjetësues në situatën aktuale në Ukrainë.” /trt