Luka Modric fiton një tjetër çmim të rëndësishëm

Luka Modric ka fituar edhe një trofe. Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Futbollit (AIPS), ka zgjedhur Luka Modricin si atletin më të mirë në botë për vitin 2018. Mesfushori kroat që në dhjetor të vitit të kaluar fitoi Topin e Artë, ka arritur të marrë 419 vota, për t’u zgjedhur më i miri nga gazetarët sportiv. Menjëherë pas Modric, është renditur tenisti serb, Novak Gjokoviç, ndërsa vendi i tretë i ka takuar Roger Federerit. Renditja pasohet me Kylian Mbappe, Lewis Hamilton dhe Cristiano Ronaldon, përcjell ‘lajmi.net’. Në listën top dhjetë nuk ka vend për Lionel Messin.