Lutja e Profetit Muhamed në një moment mjaft të vështirë. Kurse sonte është nata më e vështirë për GAZËN!’

Lutja e Profetit Muhamed në një moment mjaft të vështirë. (Ditën e Taifit) Kurse sonte është nata më e vështirë për GAZËN!’
O Allah!
Ty të ankohemi për dobësinë tonë, për pamundësinë e planeve tona dhe për shpërfilljen e njerëzve ndaj nesh.
O më i Mëshirshmi i të gjithë mëshiruesve! Ti je Zoti i të dobtëve. Ti je Zoti ynë.
Në dorë të kujt do të na lesh neve?
Në dorë të të huajit që na injoron apo në dorë të armikut që ka fuqi mbi ne?
Nëse nuk je i zemëruar me ne, nuk shqetësohemi.
Por Mëshira Jote është më e gjerë për ne.
Kërkojmë mbrojtje me dritën e Fytyrës Tënde që i ndriçon gjithë errësirat, që rregullon punët e kësaj bote dhe botës tjetër.
Të mos na përfshijë zemërimi Yt!
Të mos bjerë mbi ne pakënaqësia Jote!
Të kërkojmë falje derisa Ti të kënaqesh.
Nuk ka forcë që e ndryshon gjendjen tonë përveç Teje.

Nga: Fidaim Fazliu