Lutje në Arafat

– O Zot i Madheshtise dhe i fisnikerise me meshiren tende une ….. kerkoj ndihme, per veten time, per dy prinderit e mi per familjen time per te afermit e mi dhe per te gjithe besimtaret kudo qe ndodhen ne bote.
– O Zot i qiejve dhe i tokes, o Zot i Arshit te larte fisnik e te nderuar, me meshiren tende kerkoj ndihme.
– O Zot i plotfuqishem te lutemi na drejto e na udhezo ne rruge te drejte te madherise Tuaj, te lutemi na jep devotshmeri, ndershmeri, pasuri,dituri,shendet, rrisk,na e zhduk varferine,na e zhduk egoizmin, prej teje kerkojme ndihme e falje,mbrojtje e meshire,liri e pamvaresi.
– O i madhi Zot na e mbro fene dhe besimin tone,.
– O i madhi Zot na e mbro Kombin dhe Shqiptarinë tonë.
– O i madhi Zot te lutemi na fal e na meshiro, na i fal gjynahet e gabimet tona, gabimet e te kaluares dhe te ardhmes ato qe i kemi mbajtur te fshehura dhe ata qe i kemi be publike.
– O Allah na jep nga te mirat tuaja te papritura e na mbro nga te keqiat e pa pritura.
– O i Madhi Zot, na i mbro te turpshmet tona dhe na siguro nga ata qe kemi frike.
– O i Madhi Zot na i lehteso dhe na i largo sprovat e brengat na i pastro shpirtrat dhe zemrat tona, na bej prej besimtareve te sinqerte dhe te devotshem.
– O i Madhi Zot Ti na ke krijuar, Ti na udhezon, Ti na ushqen, e Ti na jep per te pire, Ti na e mer shpirtin, e Ti na ringjall.
– O i Madhi Zot ty te takon falenderimi, sepse vetem Ti je pronari i te gjitha miresive.
– O i Madhi Zot na pais me dituri te dobishme, na jep furnizim te begatshem, dhe na i fal gabimet tona.
– O i Madhi Zot na bej te frikesohemi vetem ty, te ecim ne rrugen tende te drejte, e na bej prej te penduarve.
– O i Madhi Zot Ti je krijuesi, Zhvilluesi, Zoteruesi, e Meshiruesi me i Madh te lutemi na jep deshmine e shpetimit dhe suksesit ne te dy botet.
– O i Madhi Zot Ti je kujdestar, Epror i pa diskutueshem na siguro me miresite Tuaja, pasi Ti je i plotfuqishem mbi cdo gje.
– O i Madhi Zot bekimi jot, paqja jote qofshin mbi robin e te Derguarin Tend Muhamedin a.s. familjen e shoket e tij, dhe mbi te gjithe ata qe e ndjekin rrugen e tij.
– O i Madhi Zot Ti je degjuesi i lutjeve tona.

ARAFAT 2022 ! (marrë nga Hoxhë Fidaim Fazliu)