LVV mori më së shumti vota në zgjedhjet lokale

Nëse merren votat për kuvendet komunale, që përfaqësojnë votën popullore në nivel vendi, atëherë shihet se rezultati mes subjekteve politike është tejet i ngushtë.

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë në nivel vendi me 22.5%, pasuar nga LDK me vetëm 0.03% më pak. Pas tyre radhiten PDK me 22%, AAK me 11.9%, Lista Serbe me 7.6%, NISMA me 2.5%, AKR me 1.2% dhe subjektet tjera me 9.7%.

#zgjedhjetlokale2021