Lyoni me ofertë për Xherdan Shaqirin

Lyoni është skuadër e radhës që ka shfaqur interesim për futbollistin e Liverpoolit, Xherdan Shaqirin.

“L’Equipe” ka shkruan të hënën në mbrëmje se klubi francez e ka bërë një ofertë për 29-vjeçarin.

Shaqiri nuk ishte i përfshirë në ndeshjen miqësore që Liverpooli po e luan aktualisht ndaj Osasunës.

Kjo shton dyshimet se ai mund të largohet nga klubi anglez. Liverpooli po kërkon 15 milionë euro për Shaqirin.

Me Liverpoolin ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Për shërbimet e sulmuesit të krahut, janë të interesuara edhe disa klube të tjera evropiane, në mesin e të cilave, Roma e Napoli. /koha