Macron i kërkon falje Ramës për incidentin me himnin në ndeshjen Francë-Shqipëri

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federates Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar!

Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë.

Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falenderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit.