MADRID – Shpëtohen më shumë se 600 migrantë në brigjet e Spanjës

A rescue boat of the Spanish NGO Proactiva approaches an overcrowded wooden vessel with migrants from Eritrea, off the Libyan coast in Mediterranean Sea, on August 29, 2016. Photo: Reuters

Më shumë se 600 migrantë u shpëtuan sot në Mesdhe ndërkohë që përpiqeshin të arrinin brigjet e Spanjës, njoftoi roja bregdetare spanjolle.

Numri total i migrantëve që arrin në Europë nëpërmjet detit ka rënë ndjeshëm pasi arriti kulmin në vitin 2015 por ata që përpiqen të arrijnë Spanjën janë gjithnjë e më të shumtë që prej fillimit të vitit.

Spanja është kthyer në detinacionin kryesor të kandidatëve për azil në Europë, duke ia kaluar Italisë.

“Të hënën, 626 migrantë të ardhur nga Afrika subsahariane dhe Afrika e veriut të hipur në 16 varka u kapën në ngushticën e Gjibraltarit dhe Detin Alboran, që janë dy pikat kryesore të kalimeve detare drejt Spanjës”, njoftoi një zëdhënës i rojes bregdetare spanjolle. /G.S/