Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Maduro priti në takim përfaqësuesin kinez disa orë para pretendimeve të Trumpit...

Maduro priti në takim përfaqësuesin kinez disa orë para pretendimeve të Trumpit se ai është kapur

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka pritur në takim një përfaqësues të qeverisë kineze në pallatin presidencial në Karakas, disa orë para se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pretendoi se Maduro ishte kapur pas sulmeve ushtarake amerikane, transmeton Anadolu.

Maduro u takua në Pallatin Miraflores me përfaqësuesin e posaçëm të qeverisë kineze për çështjet e Amerikës Latine, Qiu Xiaoqi.

“Pata një takim të këndshëm me Qiu Xiaoqi, të dërguarin e posaçëm të presidentit Xi Jinping”, tha Maduro në Telegram.

“Riafirmuam angazhimin tonë për marrëdhënien strategjike, e cila po ecën përpara dhe po forcohet në fusha të ndryshme për ndërtimin e një bote multipolare të zhvillimit dhe paqes”, tha Maduro.

Takimi u zhvillua para se presidenti Trump pretendoi se Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur pas një “sulmi në shkallë të gjerë” dhe është larguar jashtë vendit.

Më herët, Venezuela akuzoi SHBA-në për sulme ndaj objektivave civile dhe ushtarake në Karakas dhe qytete të tjera, si dhe shpalli gjendje emergjence.