Maguire kërkon largimin nga Unitedi

Harry Maguire nuk po dëshiron të mbetet te Manchester Unitedi pas përfundimit të sezonit aktual.

“Daily Mail” ka njoftuar të martën se 29-vjeçari tashmë ka kërkuar largimin nga klubi në verë. Mësohet se Maguire nuk është i kënaqur me trajtimin e tij këtë sezon dhe për këtë arsye ka kërkuar nga klubi ta nxjerrë në shitje.

Edhe pse është kapiten, Maguire ka humbur vendin e titullarit te Unitedi, pasi deri më tani ka regjistruar vetëm 19 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Kartoni i futbollistit anglez vlerësohet rreth 30 milionë euro.