Mahmuti: Do të jem dëshmitar në Hagë

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka njoftuar se me kërkesë të avokatëve të Pjetër Shalës, ka pranuar të jetë dëshmitar i mbrojtjes në Hagë.

Ai ka thënë se sot do të udhëtojë për në Hagë për procedurat paraprake, ndërsa dëshminë do ta fillojë më 20 shtator.

:Me kërkesë të avokatëve z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor. Sot do të udhëtoj për në Hagë, për procedurat paraprake, ndërsa dëshmia ime do të fillojë të mërkurën, më 20 shtator 2023”, ka shkruar Mahmuti.