Makarona me panna dhe karkaleca

Nëse dita juaj ka qenë e ngarkuar, por nuk doni të hiqni dorë nga ushqimi i mirë, kemi recetën ideale për ju: makaronat me panna dhe karkaleca. Të shijshme dhe me plot vlera ushqimore, në pak minuta do të keni detin në pjatë me një recetë super të thjeshtë.

PËRBËRËSIT: 320g makarona të gjata (spaghetti, linguine etj), 300g domate të vogla, 300g karkaleca të qëruar, 250g krem panna për gatim, 1 qepë, kripë, piper i zi, borzilok i freskët dhe vaj ulliri.

PËRGATITJA: Ngrohim në një tigan vajin e ullirit dhe kaurdisim në zjarr mesatar qepën e grirë hollë derisa të bëhet transparente. Në mënyrë që qepa të zbutet dhe të mos marrë ngjyrë, shtojme edhe pak ujë. Shtojmë në këtë moment domatet e vogla të ndara përgjysmë dhe karkalecat e qëruar. I përziejmë mirë dhe shtojmë sipas radhës kripë, piper dhe panna. Duke i shtuar salcës borzilokun e grirë hollë, i japim shije më të freskët dhe verore. Ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me kripë derisa të rezultojnë al dente. Shtojmë makaronat e kulluara te salca me panna dhe karkaleca, i përziejmë mirë dhe i lëmë pak minuta mbi zjarr në mënyrë që të marrin akoma edhe më shumë shije.

Kjo recetë u përgatit nga Unë gatuaj