
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka bërë një ofertë për një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.
“Ka një ofertë për t’u takuar dhe për të shkëmbyer mendime. Një ofertë është bërë veçanërisht për të arritur një armëpushim dhe më pas për të nisur bisedime më të gjera,” tha Macron para gazetarëve në samitin e G7-s.
“Tani mbetet të shihet nëse palët do ta pranojnë.” /mesazhi






