Kryeministri malajzian, Anwar Ibrahim, kërkoi të dielën lirimin “e menjëhershëm” të presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortes së tij, pas kapjes së tyre nga forcat amerikane.
Ai e përshkroi operacionin si me “shtrirje të pazakontë” dhe si një “shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare”, duke e konsideruar përdorimin e forcës kundër një shteti sovran të paligjshëm.
Anwar paralajmëroi se “heqja me forcë” e një lideri në detyrë dobëson rendin ndërkombëtar, duke theksuar se e ardhmja e Venezuelës duhet të vendoset nga vetë populli përmes dialogut dhe uljes së tensioneve. /mesazhi








