Mallorca e Muriqit mposht Realin

Reaal Madridin ka pësuar humbje në La Liga.
Ata u mposhtën 1:0 nga Mallorca.

Me këtë humbje ata mbesin prapa Barcelonës me pesë pikë, por mund të shkojnë në tetë nëse ‘Blaugrana’ mposht Sevillan sot.

Kjo ndeshje e Realit ishte tejet e dobët në çdo aspekt.

Mallorca kaluan në epërsi në minutën e 13’, pas autogolit nga Nacho.

Fillimisht u menduar që goli ishte i sulmuesit kosovar, Vedat Murqi, por pasi shikuan disa herë aksionin e golit e konfirmuan që spanjolli kishte shënuar në portën e tij.

Madrilenët tentuan të krijonin mundësi për të realizuar, por nuk patën asnjë goditje në portën e Mallorcas gjatë pjesës së parë.

Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të skuadrës vendase.

Në minutën e 60’ Reali kishin mundësinë të barazojnë shifrat pasi u akordua penallti për madrilenët.

Por, Marco Asensio gjuajti dobët dhe portieri i Mallorcas ia priti.

Ekipi i Carlo Ancelottit u munduan të barazojnë, por nuk ia arritën.

Me këtë humbje Reali ka 45 pikë në vendin e dytë, pesë më pak se Barcelona, por katalanasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kurse, Mallorca pozicionohen në vendin 10 me 28 pikë.