Man City – Arsenal, derbi i xhiros së tretë në Angli

Sot starton xhiro e tretë në Premier Ligë.

Man City e pret Arsenalin sot nga ora 13:30 në kuadër të ndeshjes hapëse të xhiros së tretë, shkruan lajmi.net.

Vendasit vijnë në këtë duel pas suksesit 5-0 javën e kaluar ndaj Norwichit dhe dëshirojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Në anën tjetër “Topçinjtë” e kanë nisur keq edicionin e ri duke pësuar humbje në dy ndeshjet e para dhe synojnë të rikthehen te sukseset.

‘Citizens’ do të jenë në këtë duel pa disa futbollistë të rëndësishëm si: Kevin De Bruyne dhe Phil Foden shkaku i lëndimeve, ndërsa edhe Benjamin Mendy mungon shkaku i suspendimit.

Te ‘Gunners’ rikthehen në ekip dy sulmuesit Pierre Emerick Aubameyan dhe Alexandre Lacazette ndërsa do të mungojë mbrojtësi Ben White.

Pritet një përballje e zjarrtë, me futboll të bukur siç ndodh pothuajse gjithmonë sa herë ballafaqohen këto dy skuadra mes vete.

Kampionët e Anglisë llogariten favorit në këtë duel, por ekipi i Mikel Artetës është i uritur të rikthehet te rezultatet pozitive.

Formacioni i mundshëm i Man Cityt: Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; Rodri, Gundogan, Grealish; Mahrez, Jesus, Sterling

Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Leno; Cedric, Holding, Mari, Tierney; Xhaka, Lokonga; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Aubameyang