Man City – Chelsea finalja e tretë angleze në histori të kësaj gare

Manchester City dhe Chelsea do të përballen me njëra-tjetrin më 29 maj në finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në stadiumin olimpik Ataturk në Stamboll.

Kjo do të jetë hera e tretë në total që dy skuadra të Premierligës paraqiten në një finale të kësaj gare, raporton lajmi.net.

Hera e parë që u zhvillua një finale krejt angleze ishte në vitin 2008, kur Manchester United mundi Chelsea me penallti për të ngritur trofeun.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, Liverpool mundi Tottenham në Estadio Wanda Metropolitano falë golave ​​të Mohamed Salah dhe Divock Origi.

Përpos atyre angleze, më herët është zhvilluar edhe finale angleze një finale krejt spanjolle tre herë gjithashtu, në 2000, 2014 dhe 2016, me Real Madrid që mundi Valencia një herë dhe Atletico Madrid dy herë.

Dy skuadra të Bundesligës janë paraqitur në finale vetëm një herë në 2013, kur Bayern Munich i Jupp Heynckes mundi Borussia Dortmund të Jurgen Klopp 2-1.

Finalja e parëpër Manchester City

Manchester City do të luajë një finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre, ndërsa Chelsea ka marrë pjesë në tri të tilla.

Skuadra e Pep Guardiola është ekipi i nëntë anglez që ka arritur në finalen e këtij turneu evropian pas Arsenalit, Aston Villa, Chelsea, Leeds, Liverpool, Manchester United, Nottingham Forest dhe Tottenham.

Trajneri katalanas ka fituar titullin dy herë në 2009 dhe 2011 me Barcelona dhe, nëse ai e drejton ekipin e tij drejt fitores në finale, ai do të barazohet meë Carlo Ancelotti (dy herë me AC Milan dhe një me Real Madrid), Bob Paisley (tri herë me Liverpool) dhe Zinedine Zidane (tri herë me Real Madrid).

Guardiola gjithashtu fitoi këtë trofe si lojtar, kur Barcelona mundi Sampdoria në 1992 në Wembley.

Për Thomas Tuchel, kjo do të jetë finalja e tij e dytë radhazi, pas humbjes së Paris Saint-Germain 1-0 ndaj Bayern Munich në sezonin të kaluar.