Pas Arda Gulerit, mesfushori francez Aurelien Tchouameni, është futbollisti i radhës që rinovon kontratën me skuadrën e Real Madridit.
Klubi spanjoll ka njoftuar të enjten se ka arritur marrëveshje me Tchouamenin për vazhdimin e kontratës, e cila do ta mbajë francezin në “Santiago Bernabeu” deri në verën e vitit 2032.
26-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2022 dhe gjatë pesë sezoneve, ai ka regjistruar 205 paraqitje kurse ka fituar tetë trofe, ku përfshihet titulli i kampionit të Spanjës dhe Liga e Kampionëve.
Në sezonin aktual, Tchouameni ka 1 asistim në 10 paraqitje kurse Realit iu pat bashkuar nga skuadra e Monacos për 80 milionë euro.
Tchouameni është reprezentues i Francës, me të cilën ka fituar një Ligë të Kombeve kurse deri më tani ka 50 ndeshje të zhvilluara.








