Man City mposht lehtësisht Marseillen

Manchester City ka shënuar edhe fitoren e dytë në po kaq ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve.

Skuadra angleze ka mposhtur 0-3 Marseillen në udhëtim të martën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, përcjell lajmi.net.

Ferran Torres në minutën e 18’ kaloi në epërsi Manchester Cityn.

Ilkay Gundogan në minutën e 76’ shënoi për 0-2, para se Raheem Sterling të vuloste rezultatin përfundimtar të ndeshjes për 0-3.

Në xhiron e ardhshme Manchester City në shtëpi pret Olympiacosin.