Man United turpërohet nga Brentfordi

Manchester United është turpëruar nga Brentfordi.

4:0 përfundoi ndeshja në favor të Brentfordit.

‘Djajtë e Kuq’ assesi nuk po këndellen, as në sezonin e ri në Premier Ligë.

Pas humbjes nga Brightoni, u poshtëruan edhe nga Brentfordi në xhiron e dytë.

Serinë e golave e hapi Dasilva në minutën e 10`, pas vetëm tetë minutash e dyfishoi epërsinë Jensen.

Në të 31` rrjetën për vendasit e tundi Mee, kurse golin e katër e shënoi Mbeumo në minutën e 35`.

Përveç posedimit Man United nuk kanë bërë asgjë në 45 minutat e para.

Edhe në pjesën e dytë United nuk arriti të ndryshojë diçka në rezultat.

Kështu me këtë humbje turpëruese, ‘Djajtë e Kuq’ vazhdojnë me kuotën e 0 pikëve në Premier Ligë, ndërsa Brentfordi ka katër.