Manaj ftohet sërish nga Koeman për ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos

Rey Manaj është ftuar nga ekipi i parë i Barcelonës për ndeshjen e radhës.

Manaj bënë pjesë sërish në listën e futbollsitëve të ftuar nga Ronald Koeman, shkruan lajmi.net.

Futbollisti është ftuar për ndeshjen e ardhshme që Barcelona e zhvillon të shtunën si mysafire e Athletic Bilbaos.

Sulmuesi ishte i ftuar edhe në duelin e xhiros së parë kundër Real Sociedat, por nuk ju dha mundësia të paraqitet asnjë minutë.

Reprezentuesi i Shqipërisë ishte lidhur me një largim nga Spanja, por duket që ai do të qëndrojë pasi gjiganti spanjoll nuk mund të transferojë sulmues shkaku i gjendjes financiare.

Lista e plotë e futbollistëve të Barcelonës për ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos.