Manchester United ngjitet në vendin e dytë

Manchester United ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Leeds.

Djajtë e Kuq fituan me rezultat 0-2 në ndeshjen e javës së 23-të.

Të dy golat United i shënoi në fund të ndeshjes.

Fillimisht realizoi Rashford në minutën e 80-të e pesë minuta më vonë shënoi edhe Garnacho.

Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në vendin e dytë me 46 pikë, pesë më pak se Arsenali dhe një më shumë se City.