Mangala edhe për një vit në Manchester City

Klubi i Premier Ligës Angleze, Manchester City, ka zgjatur kontratën e mbrojtësit francez Eliaquim Mangala edhe për një vit, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Manchester City njoftoi se kontratën e 28 vjeçarit Mangala e kanë zgjatur deri në vitin 2020. 

Mangala karrierën e tij e filloi në klubin belg Standartd Liege. Pas performancës së tij në klubin portugez Porto tërhoqi vëmendjen dhe në vitin 2014 u transferua në Manchester City. 

Ai ka vështirësi të marrë pjesë në 11 lojtarët e parë të klubit nën udhëheqjen e trajnerit spanjoll Josep Guardiola, ku si pasojë këtë sezon nuk kishte shansin të luaj në asnjë ndeshje.