Maqedonci bisedon me zyrtaren e lartë të NATO-s: Koordinim i ngushtë me KFOR-in dhe hapa të rinj drejt NATO-s

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka zhvilluar një takim virtual me shefen e operacioneve aktuale, divizioni për operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Maqedonci ka theksuar se Viehen e ka njoftuar për zhvillimet aktuale në ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

“Theksova që si ministri do të vazhdojmë me përkushtim koordinimin e ngushtë me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), dhe mirëprita bashkëpunimin e mëtejshëm me NALT, me synim rritjen e mbikëqyrjes civile dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdoj edhe më fuqishëm të jap kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë. Kosova drejt NATO-s!”, ka njoftuar Maqedonci në Facebook.