Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Maqedonia e Veriut në Davos pret të tërheqë një numër të madh...

Maqedonia e Veriut në Davos pret të tërheqë një numër të madh investimesh

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se vendi i tij pret të tërheqë një numër të madh investimesh gjatë Takimit të 56-të Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), që këtë vit mbahet nën moton “Fryma e Dialogut”, raporton Anadolu.

Mickoski njoftoi në platformën sociale të kompanisë amerikane X se, i shoqëruar nga një delegacion i lartë qeveritar, do të marrë pjesë në takimin vjetor në Davos.

Ai theksoi se në ditët në vijim do të ketë shumë takime, për të cilat pritet të kontribuojnë ndjeshëm në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe tërheqjen e një numri të madh investimesh në vend.

Kryeministri Mickoski paralajmëroi pjesëmarrje në tre panele të ndryshme, si dhe realizimin e shumë takimeve bilaterale me kompani nga e gjithë bota.

“Pres rezultate frytdhënëse, takime të suksesshme dhe një vizitë të suksesshme në Davos” tha Mickoski.

Në Samit pritet të marrin pjesë rreth 400 funksionarë të lartë dhe liderë politikë, përfshirë 65 kryetarë shtetesh dhe qeverish, 55 ministra të ekonomisë dhe financave, 33 ministra të punëve të jashtme, 34 ministra të tregtisë dhe industrisë dhe 11 guvernatorë të bankave qendrore.

Mes pjesëmarrësve të rëndësishëm në forum pritet të jenë Presidenti amerikan, Donald Trump, zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng, Presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Friedrich Merz, Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, Presidenti argjentinas, Javier Milei dhe liderë të tjerë botërorë.