Ballina Lajmet Kosovë Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale

Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta, ka konfirmuar për Tëvë1 se Martin Berishaj është intervistuar të enjten në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij.

“Referuar kërkesës suaj, mund të konfirmojmë se z. Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij”, ka deklaruar Luta.

Berishaj, ish-ambasador i Kosovës në Kroaci, është përmendur në raportime mediatike në lidhje me dyshime për përfshirje në një skandal financiar që lidhet me kompaninë energjetike GEN nga Sllovenia. Ndaj tij janë hapur hetime në Kosovë dhe janë kërkuar sqarime edhe nga autoritetet përkatëse në Kroaci dhe Slloveni.

Aktualisht, Prokuroria Speciale nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rrjedhës së hetimeve.