Ballina Sport Boterori 2026 Mbappe i afrohet Messit, shënon dy herë ndaj Irakut

Mbappe i afrohet Messit, shënon dy herë ndaj Irakut

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:0 ndaj Irakut, në ndeshjen e Kupës së Botës.

Dy gola në këtë ndeshje i shënoi Kylian Mbappe.

Mbappe me këto dy gola shkon në shifrën e 16 shënimeve në Kupat e Botës, duke iu afruar edhe rekordmenit, Lionel Messi.

Kujtojmë që Messi mbrëmë shënoi dy herë ndaj Austrisë, duke u bërë momentalisht golashënuesi më i mirë i historisë me 18 shënime.

Lionel Messi: 18

Kylian Mbappe: 16

Miroslav Klose: 16

Ronaldo: 15

Gerd Müller: 14