Mbi 12 mijë të vdekur nga Koronavirus, por britanikët ende nuk binden. Dalin për piknik

Një grup femrash në Londër, u kap nga policia teksa bënin një piknik, pavarësisht se koronavirusi po gjen terren gjithnjë dhe më shumë në Britaninë e Madhe. Ditët e fundit, britanikët janë parë duke thyer karantinën dhe kanë dalë “plazheve” dhe “lëndinave”, por kjo ka ndodhur edhe pse temperaturat kanë qenë të larta.

Së fundmi, meterologët kanë parashikuar ulje të ndjeshme të temperaturave, nga 25 gradë celsius që ka qenë këto ditë, në ditët në vazhdim pritet të shkojnë në 13 gradë celsius, shkruajnë mediat e huaja.

Uljet e temperaturave shikohen si një ogur i mirë nga autoritetet, të cilat shpresojnë që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Po ashtu, në vazhdën e masave parandaluese, për të minimizuar përhapjen e COVID-19, autoritetet i kanë vënë shiritin bllokues mijëra stolave, ambienteve publike si edhe palestorve në natyrë.

Ndërkaq, kujtojmë që deri më tani në Britaninë e Madhe, si pasojë e koronavirusit, kanë humbur jetën 12107 persona./tch