Mbi 128 të vdekur në një sulm terrorist në Pakistan

Të pakën 128 njerëz u vranë në një sulm kamikaz në synonte karvanin e një kandidati politik në zgjedhjet e përgjithshme të këtij muaji.

Naëabzada Siraj Raisani, i cili po bënte fushatë në provincën jugore të Balochistanit, u vra në shpërthimin me  bombë së bashku me dhjetra të tjerë, raporton CNN.

Më shumë se 200 persona të tjerë mbetën të plagosur gjatë shpërthimit që ndodhi në zonën e Mastung, pranë kryeqytetit provincial Quetta. Kjo është goditja më vdekjeprurëse e terrorizmit në Pakistan këtë vit.

Shumica e të plagosurve u dërguan në Spitalin Civil Quetta, ku shumë prej tyre janë duke u shëruar nga djegiet e shkaktuara nga shpërthimi.

Qeveria e Balochistanit njoftoi dy ditë zie dhe urdhëroi që flamuri kombëtar të të qëndrojë në gjysmë shtize.

Partitë politike në provincë njoftuan pezullimin e veprimtarive politike pas bombardimeve kamikaze.