Mbi 430 mijë të shëruar nga COVID-19 në gjithë botën

Shkon mbi 430 mijë në të gjithë botën numri i personave të cilët janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, 431.536 persona në botë kanë arritur të mundin virusin.

Numri më i madh i rasteve të shëruara është shënuar në Kinë, në të cilën janë shëruar 77.663 persona të prekur me Covid-19.

Pas Kinës renditet Spanja, me 64.727, Gjermania me 64.300, Irani me 43.894, Italia me 34.211, SHBA-ja me 32.634 dhe Franca me 27.186.

Për shkak të COVID-19 në të gjithë botën kanë humbur jetën 114.980 njerëz, ndërsa ka arritur në 1.861.672 numri i rasteve.