Mbi 6,000 fëmijë palestinezë në Gaza po trajtohen për kequshqyerje

Më shumë se 6,000 fëmijë palestinezë në Gaza janë duke u trajtuar për kequshqyerje si pasojë e bllokadës izraelite, bëjnë të ditur partnerët e Klasterit të Ushqimit, që përfshin agjencitë e OKB-së për shëndetin dhe ushqimin.

Numri i vdekjeve nga uria ka arritur në të paktën 175 persona, përfshirë 93 fëmijë.

Pavarësisht thirrjeve të OKB-së, agjencive humanitare dhe liderëve botërorë për të lejuar më shumë ndihma në Gaza, qeveria izraelite vazhdon të refuzojë hyrjen e tyre. /mesazhi