“Mbi 7 mijë mercenarë rusë janë ende në Libi”

Më shumë se 7.000 mercenarë rusë të grupit Wagner janë ende duke operuar në Libi, sipas kreut të Këshillit të Lartë Shtetëror të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratat në aplikacionin audio-chat Clubhouse, Khalid al-Mishri tha se mercenarët e grupit Wagner janë të armatosur me lloje të ndryshme armësh, duke përfshirë avionë luftarakë.

“Ata kanë 30 avionë luftarakë në bazën ushtarake Algourbabia (në Sirte) dhe në bazën al-Jufra”, tha al-Mishri.

“Rusët po kërkojnë një strehë në Afrikën e Veriut dhe e gjetën atë në Libi”, shtoi ai.

Duke qenë aktivë në Libi që nga viti 2019, mercenarët Wagner janë mbështetësit kryesor të komandantit renegat libian Khalifa Haftar.

Libia po përgatitet të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më 24 dhjetor sipas një marrëveshjeje të sponsorizuar nga OKB-ja e arritur nga rivalët politikë libianë gjatë takimeve në Tunizi vitin e kaluar.

Libianët shpresojnë se zgjedhjet e ardhshme do të kontribuojnë në përfundimin e një konflikti të armatosur që ka dëmtuar rëndë vendin e pasur me naftë prej vitesh. /aa