Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbi 9.2 milionë tonë drithë janë eksportuar nga Ukraina

Mbi 9.2 milionë tonë drithë janë eksportuar nga Ukraina

Më shumë se 400 anije të ngarkuara me rreth 9.2 milionë tonë drithë kanë lundruar nga portet e Ukrainës në përputhje me Marrëveshjen e Istanbulit për eksportin e grurit të arritur në korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anija e parë e ngarkuar me grurë u nis më 1 gusht nga porti ukrainas i Odesës, një nga tre anijet që vazhduan eksportet sipas marrëveshjes së nënshkruar më 22 korrik nga Türkiye, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina.

Që atëherë, 408 anije kanë lundruar nga portet e Ukrainës ndërsa sasia e drithit të eksportuar, përfshirë grurin, misrin dhe elbin ka tejkaluar 9.2 milionë tonë, njofton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiye-s.

Gjithsej 195 anije kanë lundruar në portet e autorizuara deri më tani.

Evropa mori 47 për qind të drithit, Azia 20 për qind, Türkiye 16 për qind, Afrika 13 për qind dhe Lindja e Mesme 4 për qind.