Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, ka mbërritur në qytetin jugor turk Antalya për të marrë pjesë në Konferencën e 31-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP31), transmeton Anadolu.
Agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA konfirmoi mbërritjen e presidentit Sharaa në Antalya “për të marrë pjesë në Konferencën e 31-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP31)”.
Agjencia nuk dha detaje të tjera lidhur me agjendën e tij.
Vizita e presidentit Sharaa përkon me samitin dyditor të krerëve të shteteve dhe qeverive, i planifikuar për datat 11-12 nëntor, program që përfshin fjalime dhe takime dypalëshe, ndërsa presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pritet të mbajnë fjalimet në seancën e hapjes.
COP31 filloi të hënën dhe do të vazhdojë deri më 20 nëntor. Kjo shënon herën e parë që Turqia organizon konferencën e OKB-së për klimën, me Australinë që kryeson negociatat.
Sipas OKB-së, agjenda e konferencës përqendrohet në financimin për klimën, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe kalimin drejt energjisë së pastër.



