Ballina Sport Futboll Mbrëmje historike për Messin, ylli argjentinas shënon golin e 900-të në karrierë

Mbrëmje historike për Messin, ylli argjentinas shënon golin e 900-të në karrierë

Lionel Mesi është bërë lojtari i dytë në histori që arriti 900 gola të nivelit të lartë në karrierë, pasi shënoi në ndeshjen e Inter Miamit kundër Nashville SC.

Argjentinasi shënoi golin historik pas vetëm shtatë minutash në “Geodis Park” në Tennessee në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales së Kupës së Kampionëve, Concacaf. Me një goditje të saktë me të majtën nga brenda zonës midis dy kundërshtarëve, ai tundi rrjetën në Itali.

Sulmuesi 38-vjeçar ka gjetur rrjetën 81 herë në 92 paraqitje që nga nënshkrimi në qershor 2023 për të ndihmuar Inter Miamin të fitojë Kupën e Ligës dhe Kupën MLS.

Messi i konsideruar si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave ka shënuar gjithashtu një mori golash për Barcelonën, PSG-në dhe Argjentinën gjatë një karriere të shkëlqyer në të cilën ai ka fituar ‘Topin e Artë’ tetë herë.