Mbreti Salman i Arabisë Saudite dhe Princi i Kurorës urojnë Mbretin e ri të Britanisë

Mbreti Salman i Arabisë Saudite dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman kanë uruar Mbretin e ri të Britanisë Charles III, njoftoi të shtunën Agjencia Saudite e Shtypit.

Në një mesazh drejtuar monarkut britanik, liderët e Mbretërisë vlerësuan lidhjet mes dy vendeve dhe pohuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunimin e mëtejshëm dypalësh, si dhe i uruan monarkut të ri sukses dhe prosperitet.

Ne kemi kënaqësinë të shënojmë ngjitjen tuaj në fron në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut dhe u dërgojmë urimet tona për sukses, tha mbreti.

“Ne vlerësojmë gjithashtu statusin e marrëdhënieve që bashkojnë dy vendet tona, duke ju siguruar për vullnetin tonë për të forcuar bashkëpunimin dypalësh për të mirën e dy vendeve dhe popujve tanë miq”, shtoi mbreti Salman, duke i uruar mbretit Charles shëndet dhe lumturi, dhe që Mbretëria e Bashkuar të ketë progres dhe prosperitet të vazhdueshëm.

Mbreti Charles u zotua të shtunën të ndiqte shembullin e nënës së tij të ndjerë, ndërsa ai u shpall zyrtarisht si monarku i ri i Britanisë në një ceremoni historike në Pallatin St James.