Ballina Lajmet Mbreti saudit fal të burgosurit për borxhe financiare

Mbreti saudit fal të burgosurit për borxhe financiare

Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz ka liruar të gjithë të burgosurit në provincën e Taifit të cilët ishin dënuar për borxhe financiare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbreti Salman ka lëshuar një dekret që borxhet në fjalë të paguhen nga buxheti i shtetit, përfshirë tatimet, kreditë dhe borxhet e tjera për shkak të të cilave, personat janë dënuar me burg.

Agjencia saudite e lajmeve (SPA) njofton se vendimi i mbretit për të falur të dënuarit është bërë me sugjerimin e princit të parë të Kurorës, Muhammed bin Salman, i cili të shtunën qëndroi në një vizitë zyrtare në Taif.

Nuk ka detaje për numrin e të burgosurve të cilët janë përfshirë në faljen mbretërore.

Qyteti i Taifit shtrihet në malin Sarawat dhe nga shkaku i kushteve të favorshme klimatike paraqet vendqëndrim të shpeshtë të të huajve, por aty ndodhet edhe rezidenca e përkohshme e qeverisë saudite gjatë të nxehtit veror.