Mbulesa zbulon standardin e dyfishtë të analistave kosovarë

Dr. Rijad Imeri

Sa herë që vjen koha e peligrinazhit islam (haxhit) fillojnë disa të çirren me shprehjet e tyre të stërvjetëruara: “Pse nuk po ndërtoni SHKOLLA në vend që të bëni haxhin!” dhe fillojnë të bëjnë kalkulime nga më të ndryshmet se sa shkolla do të ndërtoheshin e sa çerdhe!

Por çudia është se të njejtit janë ata që e ngritin zërin e tyre që vajzat me mbulesa të lihen jashta mureve të institucioneve arsimore, duke e ditur se këto vajza ose janë bijë haxhie ose mbesë haxhie dhe kjo në 95% e nxënëseve në Kosovë!

Pra këta thonë: Haxhi ti duhet të ndërtosh shkolla, por në ato shkolla nuk ka vend bija ose mbesa jote!

E mos të them që të njejtit këta persona nëse nuk janë pasuruar nga tenderet e shkollave gjer më tani, po tu ofrohej mundësia nuk do ta lëshonin pa vjedhur edhe nëse kjo u kushton me jetë nxënësve kosovarë! (Shikoni dosjet me kifle, ngrohje e libra shkollorë)

Çdo vajzë ka të drejtë në arsimin publik, qoftë me mbulesë apo jo, sepse që nga ministria e arsimit e gjer tek korriri i shkollës marrin paga fal tatimeve që familjet e tyre paguajnë që ky sistem të funksionoj!

#ndryshojeni_ua_për_shaminë mos i privoni vajzat nga e drejta e tyre

Dr. Rijad Imeri