Mbyllen ndeshjet në Angli: Lideri nuk zhgënjen, Liverpool ndalet në Anfield, Man City shokohet në Etihad

Kanë përfunduar ndeshjet e zhvilluara nga ora 16:00 në kuadër të xhiros së 10-të në Premier Ligë.

Liverpool është ndalur me barazim 2-2 nga Brightoni pavarësisht se kishin avantazhin prej dy golave.

Në anën tjetër Man City ka pësuar humbje shokuese si vendas ndaj Crystal Palaces me rezultat 2-0, në një pjesë të dytë ku “Citizens” luajtën me një futbollist më pak në fushë pas daljes me karton të kuq të Laportes në fund të pjesës së parë.

Ndërkohë lideri Chelsea ka regjistruar një fitore të pastër prej 3-0 si mysafir i Newcastles, me të gjitha tre golat të ardhur në pjesën e dytë.

Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara nga ora 16:00.

Burnley 3-1 Brentford

Liverpool 2-2 Brighton

Man City 0-2 Crystal Palace

Newcastle 0-3 Chelsea

Watford 0-1 Southampton

Pas këtyre rezultateve, Chelsea përforcon pozitën e parë me 25 pikë të mbledhura, tri më shumë sesa Liverpool që tani kanë 22 pikë, kurse pesë më shumë sesa Man City që me këtë humbje mbesin në pozitën e tretë me 2 pikë.