Mbyllet pjesërisht kufiri, kosovarëve u ndalohet hyrja në Shqipëri

Si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, shtetasit kosovarë nuk do të lejohen që të hyjnë në territorin e Shqipërisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Qendra për Menaxhim Kufitar, teksa ata kanë bërë të ditur se  në Shqipëri do të lejohet hyrja vetëm e veturave shëndetësore, ndihmës së shpejtë,  automjeteve qeveritare, si dhe automjetet që bartin mallra, shkruan lajmi.net.

Masa në fjalë do të zgjasë deri më 15 mars.


Njoftimi i plotë:

QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë.

Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës.

Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale ( ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare.
Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00.