McGrath: Irlanda do të bëjë gjithçka mundet për refugjatët ukrainas

Michael McGrath

Qeveria irlandeze deklaroi se do të bënte çdo gjë që mundej për të siguruar refugjatët ukrainas, të cilët mbërrinin në ishull.

Ministri i Shpenzimeve Publike, Michael McGrath tha se ”qeveria po përgatitet të shpenzojë rreth tre miliardë euro në 2023 për të mirëpritur dhe mbështetur ata që vijnë nga vendi i shkatërruar nga lufta”.

“Mirënjohja e refugjatëve ukrainas është e sinqertë. Kjo është një luftë e tmerrshme që po dëmton familjet. Ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi me energjitë dhe burimet tona”, shtoi ai.

“Ne duam që kjo luftë të përfundojë sepse shumë jetë kanë humbur”, theksoi McGrath.

Rreth 25 000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Republikën e Irlandës, ndërsa ministrat do të shqyrtojnë të gjitha opsionet në dispozicion të qeverisë për të gjetur strehim sa më shpejt të jetë e mundur për ta. /atsh